Dashamir Shehi: Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë emergjente

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në Report TV, me gazetarin Ermal Qori, ku ka njoftuar se forca politike që ai drejton, ka thirrur zhvillimin e një tryeze diskutimi për Reformën Zgjedhoredhe atë Territoriale.

“Ne do të realizojmë një tryezë, ku kemi thirrur të gjitha partitë opozitare, madje edhe Partinë Demokratike, që të vijnë dhe të rishikojmë ligjin zgjedhore, sepse ky ligj është një katastrofë të cilin e ka ndërtuar vetë Rama e Berisha. Nëse ky ligj nuk ndryshon, atëhere këta përse protestojnë? Me cilin ligj do të hyjnë sërish në zgjedhje? Me të njëjtin ligj që ka shkatërruar demokracinë, dhe i ka bërë kryetarët e partive, autokratë! Këtë duam të rrëzojmë ne”, tha Shehi.

Kreu i LZHK-së ka dhënë disa deklarata edhe lidhur me zhvillimet më të fundit politike.

Ndërkohë që pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, për zv/kryeministren Belinda Balluku, kreu i LZHK-së tha se ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Madje sipas tij, pas gjithë këtyre aferave, fshihet vetë kryeministri Edi Rama.

“Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk duhet harruar se këto afera, me shifra kaq marramëndëse, nuk mund të bëhen pa dijenin e kryeministrit. Nuk mund të ndodhi që këto shifra që ju përmendni t’i vjedhi një ministre, prandaj është e qartë se kush i ka bërë këto. Ata duhet t’i nënshtrohen ligjit, sit ë gjithë. Në Këshillin e Mandateve do të shohim se çfarë do të ndodhi, por nuk pres të shoh ndonjë rezultat. Nuk kam besim, sepse edhe Parlamentin e kontrollon vetë Edi Rama. Kjo histori më pas do të vazhdojë si një përplasje mes dy institucioneve, gjë që në fakt, nu ki bën mirë as shtetit shqiptar. Ndërkohë që qeveria shqiptare do vazhdojë gjithnjë e më shumë me akte korruptive, sepse e shohin që nuk dënohen”, tha kreu i LZHK.

Për kaosin dhe dhunën që deputetët e Partisë Demokratike shkaktuan në Kuvend, Shehi tha se partia opozitare më e madhe në vend po ndjek një strategji të gabuar protestimi kundër qeverisë, pasi një metodë e tillë është realizuar dhe më herët por nuk i ka afruar aspak drejt rrëzimit nga pushteti të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së vendit.

“Unë gjykoj që ajo zhurmë që kanë bërë sot kolegët opozitarë nuk është e domosdoshme dhe as e nevojshme. Është një skenë e përsëritur që nuk bën as efektin dramatik që duhet të bëjë. Herët e tjetra e kemi bërë nja 20 herë, kështu që nuk ua sugjeroj. Opozita duhet të dalë dhe të protestojë kundër kësaj që po ndodh, sepse në fakt kjo që po ndodh nuk ndodh në të gjithë botën. U shpall në kërkim zëvendëskryeministri, pastaj u kërkua arresti i një tjetë zëvendëskryeministri, tani kjo e AKSHI-t. Opozita shqiptare duhet të organizohet në 360 gradë”, tha Shehi.

Tags: , , ,

Postime te tjera