MISIONI

  1. Home
  2. chevron_right
  3. MISIONI

Në kushtet e një korrupsioni të madh që ka përfshirë Qeverinë dhe të një paqartësie në PD, ne mendojmë që vendi ka nevojë për një adresë të re opozitare. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do të shkojë në zgjedhje me synimin që të jetë forca që të përfaqësojë denjësisht shqiptarët që kërkojnë ndryshim dhe jo thjesht rrotcion. Ne kemi nevojë për ndryshim, të shkojmë përtej rrotacionit, përtej këmbimit të pushtetit. Inkurajojmë forcat e tjera opozitare për arritjen e një dakortësie për një bashkëpunim të ri. Besojmë se do jetë fillimi i një lëvizje që do të vijë duke u zgjeruar. Njerëzit kanë të drejtë që të mendojnë ndryshe dhe mbase këtu do të shohin një shpresë dhe një frymë tjetër. Ne nuk mund të pranojmë më që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e 2008 mes Berishës dhe Ramës. Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriset ndryshe.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) është një parti politike e qendrës së djathtë në Shqipëri. LZHK u themelua në vitin 2004. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar hyri në zgjedhjet e vitit 2005 dhe fitoi 47,967 vota.