Tensionet në Veri, Ekrem Spahiu i kërkon llogari qeverisë ‘Rama’: Shqipëria e ka detyrim kushtetues të qëndojë krah Kosovës

Bashkëkryetari i LZHK, Ekrem Spahiu, është shprehur se Shqipëria e ka detyrim kushtetues dhe kombëtar të jetë aktive në mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Komentet Spahiu i bëri gjatë deklaratës për media të LZHK, pas takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe shefes së Diplomacisë së BE, Kaja Kallas, ku u diskutua edhe për shpërthimin me eksploziv në kanalin e Ibër Lepencit.

Ai i bëri thirrje politikës në Kosovë e Shqipëri që të rrisin angazhimin në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për të parandaluar eskalimin e situatës në Veri.

Pjesë nga deklarata e Spahiut:

Shteti amë Shqipëria, e ka detyrim kombëtar dhe kushtetues që të jetë shumë aktiv me partnerët ndërkombëtarë, për të parandaluar eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Kurti dhe Vuçiç u takuan në Bruksel me shefen e re të diplomacisë europiane, Kaja Kallas.

Takimi vjen, ku mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar marrëdhëniet pas shpërthimit të fuqishëm në kanalin Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Do të dëshironim që drejtuesit politik të Kosovës, të intensifikojnë angazhimet diplomatike me NATO, BE, dhe shtetet e tjera aleate për të siguruar mbështetje politike dhe ushtarake.

Tags: , ,

Postime te tjera