“Të krijohet Xhandarmëria Kombëtare”- LZHK zbulon strategjinë për luftën kundër krimit: Funksionet që do të ketë

Nisur nga ngjarja kriminale me 3 viktima dhe një të plagosur rëndë në Shkodër, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) ka propozuar krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Në një deklaratë për mediat, bashkëkryetarët e kësaj force politike, z. Dashamir Shehi dhe z. Ekrem Spahiu, treguan sesi do të funksionojë ky organizëm.

Ata kritikuan gjithashtu Qeverinë për gjendjen e kriminalitetit në vend, që sipas tyre, jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar edhe më tej gjatë viteve të fundit.

Pjesë nga deklarata e LZHK:

Dy ditë më parë, Shkodra është tronditur nga një masakër ku humbën jetën tre veta dhe një tjetër ka marë plagë të rënda. A tregon kjo se vetëm Shkodra është marrë peng nga grupet kriminale? 

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, i’u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. Por, jo më larg se tre muaj më parë, LZHK, tërhoqi vëmendjen e opinionit publik pëmes një deklarate për mediat se aktualisht në Shqipëri, gjëndja e kriminalitetit, jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar dhe se shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është se krimi nuk ka frikë nga shteti.

Qeveria aktuale, jo vetëm që nuk e ka vullnetin për të luftuar krimin, por është bërë palë me të si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër, sikurse e tregoi më herët edhe “Metamorfoza”.

Siguria publike përbën një nga shtyllat e Programit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Për këtë, ne kemi alternativen tonë: krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një forcë elitare e specializuar dhe e afirmuar në shumë shtete për garantimin e sigurisë publike.

Për më tepër akoma, është pikërisht Shqipëria, e cila periudhën më të artë të qetësisë së saj publike e ka gëzuar kur ngriti, forcoi, pajisi dhe përdori Xhandarmërinë në vitet e Mbretërisë Shqiptare nën drejtimin e Mbretit Zog. Është fakt historik i gjithëpranuar se rendi publik i atyre viteve përbënte një nga vlerat më themelore të atij shteti.

Xhandarmëria Kombëtare e krijuar sipas alternativës tonë, do të zhvillojë me sukses luftën kundër krimit; do të garantojë rendin dhe sigurinë publike; do bëjë ndërhyrjen në operacionet kundër Akteve Terroriste; do të mbështesë Forcat e Armatosura në raste të operacioneve ushtarake, etj.

Tags: , ,

Postime te tjera