“Shmang vjedhjen”- Shehi: Votimi elektronik të nisë nga Tirana, s’mund të numërojnë votat e mia komisionerët e partisë tjetër

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, është shprehur se votimi e numërimi elektronik në zgjedhjet e vitit 2025 duhet të nisë nga Tirana, si qarku më i madh e me më shumë resurse teknike e njerëzore në vend.

Komentet Shehi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se sistemi elektronik i votimit e numërimit shmang vjedhjen e votave nga komisionerët.

Ai tha se nuk mund të numërojnë komisionerët e 2-3 partive më të mëdha votat e gjithë subjekteve të tjera politike.

Sipas Shehit sistemi elektronik krijon edhe një shpresë te qytetarët që ata të dalin në votime me idenë se këtë herë vota e tyre nuk do vidhet e tjetërsohet.

“Nëse një gjë nuk bëhet në Tiranë, ku do bëhet? Këtu janë të gjitha mjetet teknike, resurset njerëzore, numri i mandateve dhe votuesve. Tirana përfaqëson 1/3 e popullsisë sipas Censit 2023.

Në Tiranë është projeksioni më i mirë zgjedhor për shumë elementë teknik. Tieana është përfaqësuesi më i madh i të gjitha komunireteve shqiptare, ka nga Veriu, ka nga Jugu, tirans të vjetër. Duhet ta certifikojmë sa më shpejtë votimin e numërimin elektronik në Tiranë.

Sistemi i vjetër është i korruptuar, dihet që komisionerët vjedhin vota. Masa e komisionerëve me ligj e kanë vetëm dy parti. Partive të tjera ti u’a ke ndaluar me ligj. Ka logjikë tani që votat e mia apo partive të tjera t’i numërojnë komisionerët e partive të tjera.

Sistemi elektronik krijon edhe një shpresë te qytetari, i cili thotë këtë herë do votoj ndryshe, nuk do na i vjedhin votën. Unë them duhet ta fillojmë nga Tirana, pastaj të shtrihet në gjithë Shqipërinë”, tha Shehi.

Tags: , ,

Postime te tjera