Dashamir Shehi premtim të moshuarve: Nëse LZHK vjen në pushtet, pension minimal 30 mijë lekë të reja!

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka premtuar se nëse forca e tij politike votëbesohet masivisht dhe vjen në pushtet, do u ofrojë të moshuarve rritje deri në 30 mijë lekë të reja të pensionit minimal.

Komentet Shehi i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se kjo rritje do i kushtojë buxhetit të shtetit 400 milionë euro, të cilat sipas tij nuk janë pak, por plotësisht e mundur për t’u gjetur.

Ai kritikoi gjithashtu politikat e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Shehit, i ka lënë në harresë të moshuarit.

“LZHK, si forcë serioze e cila nuk bën premtime boshe dhe propagandë, pretendon se tema e pensioneve minimale dhe të vogla, mund të zgjidhet pjesërisht.

Ne mund ti afrojmë pensionistëve shqiptarë, mundësi për rritje reale të pensionit minimal, deri në nivelin e 30 mijë lekëvë të reja.

Për këtë, duhet që në buxhetin e pensioneve, të bëhet një shtesë rreth 400 milion Euro në vit, para këto të cilat për buxhetin e shtetit shqiptar, janë një shifër e konsiderueshme por që ne, mendojmë se është plotësisht e mundur për tu gjetur”, tha mes të tjerash Shehi.

Postime te tjera