Voto LZHK, Voto Numrin 8

Vota per LZHK eshte vote per reformat, progresin, per zhvillimin ekonomik e social dhe per mireqenien individuale te cdo qytetari! Votoni LZHK, t'i japim force te djathtes! Vota per LZHK eshte vote per garantimin e vlerave themelore te demokracise shqiptare! Vota per LZHK eshte vote per stabilitetin politik dhe interesat kombetare!
Shqiperia ka nevoje per nje rigjenerim te thelle politik dhe moral. Shqiperia ka sot probleme serioze me ndertimin e shtetit te se drejtes, ndertimin e institucioneve te pavarura, ndertimin e nje administrate shteterore profesionale, te afte dhe jopolitike ngritur mbi meritokracine, ka ende te pazgjidhur ceshtjen e pronesise, integrimin dhe demshperblimin e ish-te denuarve politike, tema qe mbajne peng progresin e metejshem dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.
Ne jemi bashkuar per te perfaqesuar ate pjese te konsiderueshme te shqiptareve te pakenaqur te cilet kerkojne demokraci e liri per individin e familjen, siguri per jeten, siguri per pronen: Shtet te se Drejtes, te drejtat e njeriut dhe liri ekonomike.

Reformimi i sistemit te Drejtesise

Ne keto vite ne drejtesine shqiptare jane verejtur te meta te shumta, qe kerkojne riparim te menjehershem sepse padrejtesia eshte karakteristika e sistemit tone te Drejtesise.

  • Ne do te ndryshojme dhe reformojme disa mekanizma funksionale te pushtetit gjyqesor, per te garantuar drejtesine dhe rifituar besimin e humbur tek ajo.
  • Forcimin e pergjegjshmerise dhe ndershmerise te pushtetit gjyqesor nepermjet rritjes se transparences per publikun.
  • Garantimin e pavaresise dhe paanshmerise reale te pushtetit gjyqesor nga politika, pushtetet e tjera dhe njerezit e veshur me pushtet politik e shteteror, nepermjet fuqizimit te institucioneve te vetekontrollit dhe administrimit te gjyqesorit.
  • Rritjen e transparences te gjyqesorit nepermjet pjesemarrjes se publikut ne seancat gjyqesore dhe publikimin e plote e te shpejte te vendimeve gjyqesore.
  • Futja me ligj, sipas pervojes perendimore e investigimit dhe hetimit, sidomos te ceshtjeve penale, me prokuror dhe hetues "privat" veprim qe do te ngreje se tepermi pergjegjesine e organit te akuzes dhe cilesine e hetimit dhe gjykimit, duke ulur dhe korrupsionin ne sistemin e drejtesise.
Funksionimi i shtetit te se drejtes kushtezohet nga kompetencat e organeve te ndryshme shteterore, percaktimi i sakte dhe i plote i tyre, zbatimi i rrepte, njohja e tyre nga publiku, prandaj rishikimi teresor duhet te konsiderohet si nje detyre paresore.

Rendi

Shteti i te Drejtes kerkon siguri per jeten e njerezve, pronen dhe aktivitetet e tyre. Ne shprehim bindjen se eshte e domosdoshme marrja sa me pare e ketyre masave:

  • Rritje e profesionalizmit te Policise te Shtetit.
  • Depolitizimi total i strukturave te Rendit.
  • Garantimi i i statusit te punonjesve te rendit publik.
  • Lufta kunder krimit te organizuar e trafiqeve (lende narkotike, arme, klandestine, trafiku njerezore etj).

Ish te perndjekurit politike

LZHK e konsideron te domosdoshme dhe nje parakusht per nje politike te moralshme e demokratike nevojen per hapjen e dosjeve dhe ndarjen ligjore dhe te drejte me te kaluaren e erret komuniste. Per kete do te paraqese nje parlament nje ligj per denimin e krimeve te komunizmit dhe hapjen e dosjeve te sherbimit sekret komunist (Sigurimi i Shtetit).

Pronat

LZHK eshte e bindur se zgjidhja e ceshtjes se pronesise si nje nga kushtet kryesore per integrimin ne BE, eshte venie ne vend e nje padrejtesie te regjimit komunist, por edhe nje nga ceshtjet kryesore qe percakton drejtpersedrejti zhvillimin e vendit ne planin ekonomik dhe shoqeror. E drejta e prones eshte institucioni me i rendesishem qe perben pengesen kryesore per investimet private dhe zhvillimin. Per kete :

  • LZHK angazhohet qe te permiresoje kuadrin ligjor per ceshtjen e pronesise ne Shqiperi.
  • Kompensimi fizik dhe financiar te perfundoje, brenda ketij mandati. Kompensimi fizik te behet vetem me prona te mirefillta shteterore, ndersa ne kompensimin financiar, vlera e prones te llogaritet me vleren e tregut.

Ekonomia

Ekonomia shqiptare ndodhet sot ne nje gjendje stabiliteti te brishte makroekonomik dhe mungese te perspektives e bazave per nje zhvillim te qendrueshem. Rreziqet potenciale makroekonomike jane te lidhura me: thellimin e krizes ekonomike, thellimin e deficitit; nivelin relativisht te larte te deficitit fiskal; perqendrimin e larte te kreditimit per konsum; borxhin publik. Nje dukuri tjeter negative eshte se Shqiperia vazhdon te shenoje deficitin me te thelle tregtar mes vendeve te rajonit.
Ne mendojme se rruga me e shpejte dhe me efikase per ndreqjen e gjendjes ne ekonomine shqiptare nuk eshte nderhyrja shteterore, as ne nivel biznesi e as ne nivel sektori, por eliminimi i barrierave me veprim te pergjithshem, dhe permiresimi i klimes se biznesit.

  • Reformimi i ekonomise shqiptare kerkon hapesire per biznesin, i cili nuk duhet te kete pengesa ne nismat e tij, si dhe lufte kunder monopoleve e oligopoleve.
  • Ato duhet te zhduken per t'i hapur ne treg vend konkurrences se lire.
  • Duhet te permiresohen legjislacioni dhe strukturat zbatuese per prokurimet, koncesionet, kontrollit te pasurise se bashku me konfliktin e interesave dhe nepotizmin, sipas pervojes me te mire perendimore.
  • Te mbahen ne nivelin me te ulet te mundshem taksat mbi biznesin.
Shteti shqiptar duhet te nxise, te mundesoje e te privilegjoje investimet e biznesit vendas dhe te qytetareve shqiptare, pra dhe te bankave ku depozitat jane, ne disa fusha prioritare si energjia, infrastruktura, industria agroushqimore, qofte dhe duke qene ne forme e nje partneriteti publik-privat duke krijuar per kete Grupe financiare, qe do te siguronte biznesin vendas per leverdine e investimeve dhe mundesite jane te medha per shfrytezimin nga shqiptaret te pasurive kombetare.
Per nje ekonomi te zhvilluar sigurimi i te ardhurave eshte me rendesi te dores te pare. Per te perballuar dhe kapercyer krizen globale shteti duhet te rishohe qendrimin e tij per politikat e kreditimit nga bankat, sigurimin e likuiditetit, perqindjen e interesit dhe sigurimin e depozitave, sic po veprojne gjithe vendet e tjera.

Bujqesia

Bujqesia shqiptare gjendet sot ne nivelin me ritme me te ulta se te zhvillimit ekonomik te vendit. Bujqesia eshte sektori i cili nuk vleresohet si sektor konkurrues per shume fermere dhe per pasoje 1/3 e tokes bujqesore (240mije ha) nuk shfrytezohet.
Te gjitha keto fakte flasin per braktisjen e bujqesise, qe eshte pasuria me e madhe kombetare qe ne kemi. Shkaqet per kete gjendje jane te shumta, prandaj LZHK mendon se per te dale ne kete gjendje eshte e nevojshme nje kthese rrenjesore me shume aspekte:

  • Por veprimi me i rendesishem dhe i pare eshte unifikimi i legjislacionit per token .
  • Ligji duhet te rregulloje njehere e mire, shitblerjen, tjetersimin, ndertimin ne te dhe ne token bujqesore, ruajtjen e fondit te tokes bujqesore, legalizime e te tjera.
  • Po keshtu me qene se permasat e vogla te fermave kane prure mospunimin e tokes, shteti duhet te stimuloje qiradhenien me mbeshtetje e lehtesi fiskale te dy paleve.
Koncepti me i ri Ekonomik qe propozon LZHK per zhvillimin e sektorit bujqesor eshte: Sigurimi i rendimenteve bujqesore ne fshat prane kompanive te Sigurimeve. Kjo kerkon domosdoshmerisht kontributin e buxhetit te shtetit si mekanizem qe nxit fermeret te zhvillojne ekonomite e tyre.
  • Per te mundesuar aktivizimin bujqesise dhe blegtorise ne zonat malore qe jane tej te varfra por qe jane te lidhur me banimin ne keto territore, me rruajtjen e mjedisit natyror (flores dhe faunes), shteti duhet te nderhyje per te lehtesuar jetesen ne ato zona (arsim, shendetesi dhe infrastrukture), por dhe per mbeshtetjen e diferencuar kur punojne token, pemetarine dhe mbajne bageti, te ndihmoje per sigurimin e ushqimit ne dimer.

Ndertimi, Infrastruktura dhe Energjia

Duke e konsideruar Ndertimin si nje fushe te rendesishme per ekonomine e vendit dhe zhvillimin e tij. Ne mendojme se eshte i domosdoshem partneriteti me grupet e interesit.
Per perparimin e nje vendi ndertimi i nje infrastrukture bashkekohore ka rendesi te vecante, kjo vlen si per infrastrukturen humane (shkolla, spitale, etj) ashtu edhe per ate ekonomike (rruge, telekomunikacione, energji, etj). Do te krijohet Fondi Kombetar i Rrugeve ku do te kalojne fondet buxhetore, donacionet dhe te ardhurat e tjera nga ky aktivitet.
Nder pasurite e rendesishme te vendit tone qe lidhen me prodhimin e energjise jane uji dhe ajri - pasuri kombetare. Nje fushe tjeter eshte ndertimi i burimeve te reja energjetike ku mundesite ne Shqiperi jane te medha. E njejta gje mund te thuhet edhe per burime te tjera te rinovueshme.

Politikat sociale

Programi i Sherbimeve Sociale te LZHK siguron nje politike te qarte per reformimin e sistemit te sherbimeve sociale, te cilat do te ndertohen mbi disa parime qe sherbejne si baze per hartimin e politikave shoqerore dhe reformimin e sistemit. Reformimi i sistemit te sherbimeve shoqerore parashikon qe:

  • Te zgjerohet llojshmeria dhe gjeografia e sherbimeve ne perputhje me nevojat;
  • Te hartohen politika te reja per mbrojtjen dhe perkrahjen e femijeve rome duke garantuar aksesin e tyre ndaj sherbimeve baze komunitare dhe eliminimin e fenomenit te diskriminimit ndaj tyre.
  • Te respektohen te drejtat e grupeve ne nevoje per mbeshtetje sociale, te plotesohen nevojat e tyre dhe te nxitet integrimi ne jeten shoqerore, vecanerisht per femijet, PAK dhe te moshuarit.
  • Te ofroje mbeshtetje te vazhdueshme per femijet duke bere akoma me funksionale strukturat e ngritura per mbrojtjen e femijeve dhe te garantoje mbrojtjen e te drejtat e femijeve.
  • Te riorganizohen politikat, sherbimet komunitare dhe mbrojtjes shteterore per arsimim, marrjen e sherbimit shendetesor cilesor dhe mbrojtjen ndaj dhunes ne familje dhe komunitet per te gjithe personat ne nevoje e vecanerisht per femijet.
  • Te nxitet pjesemarrja e biznesit social ne financimin dhe ofrimin e sherbimeve.
Edhe sistemi pensionistik-kontributiv ka pesuar goditje qe nuk kane asgje te perbashket me reforma te vendeve BE dhe aspak ne dobi reale sot por sidomos dhe neser te perfituesve.
  • LZHK do te kembengule te ruhen modelet kontributive.
  • E rendesishme eshte se kush del ne pension te kete ne fund te legjislatures si kudo ne bote nje pension 60-70% te pages neto. Nderkohe, shteti, nga buxheti i tij, duhet te perballoje diferencen ne fonde si detyrim ndaj atyre qe kane punuar ne vite perpara 1993 dhe kjo eshte nje detyrim primar krahas fondeve te ndihmes sociale (papunesi, bare-lindje, pa aftesi).
  • Kjo sepse shoqeria qe ne ndertojme dhe enderruam duhet te jete jo vetem demokratike, jo vetem e lire, por te siguroje mireqenien dhe dinjitetin njerezor per te gjithe.
  • Perpjekje do te behen per zgjidhjen perfundimtare me marreveshje ndershteterore te njohjes se kontributeve per pension te emigranteve, ceshtje qe po zvarritet.

Integrimi gjinor

LZHK, e konsideron ceshtjen e integrimit gjinor, si nje ceshtje madhore kombetare, sepse perfaqesimi i tyre ne strukturat vendimmarrese dhe ne jeten politike do te permiresoje nivelin e qeverisjes dhe imazhin e vendit. LZHK u jep pergjegjesi dhe shanse te barabarta grave qe kane treguar vlera profesionale, etike, njerezore dhe patriotike sipas parimit te meritokracise.
LZHK do te propozoje per te krijuar lehtesira ne llogaritje e te ardhurave personale dhe ne tatimin e tyre, e per sigurimet shoqerore, per grate qe jane te detyruara te qendrojne ne shtepi per kujdesje ndaj femijeve, apo familjareve te moshuar.

Arsimi dhe Shkenca

Stadi aktual i zhvillimit eshte i lidhur me formimin e institucioneve shqiptare prej njerezve te arsimuar nga nje sistemi arsimor te mbeshtetur plotesisht ne parime universalisht te pranuara. LZHK ka keto objektiva dhe synime themelore ne fushen e arsimimit:

  • Brenda 4 viteve te ardhshme financimi i arsimit ne raport me vleren e PBB te rritet e te behet 4 % e GDP.
  • Te pajise studentet me aftesi qe i ndihmojne per t'iu pershtatur tregut e punes, por te kene dhe vetedije per kompetencat individuale.
  • Te ristrukturohet arsimi i mesem duke favorizuar arsimin profesional per te pergatitur te rinj te afte per tregun e punes.
  • Misioni i arsimit dhe shkences te detajohet ne nje plan afatgjate per secilin nivel me mbeshtetje te gjere publike e politike .
  • Kerkimi shkencor do te financohet nga Fondacioni per Shkencen sipas programeve me konkurrim nga te gjithe faktoret mbi baze te prioriteteve te zhvillimit te vendit.
  • Do te ristrukturohet Akademia e Shkencave dhe kerkimet albanologjike te cilat do te mbeshteten fuqishem financiarisht.
  • Do te krijohet sistemi i ri i akreditimit dhe sigurimit te cilesise se shkollave te larta i pavarur nga Qeveria dhe me nje cilesi te larte ekspertize.
    • Te rritet mbeshtetja financiare per Universitetet Publike te vendit.
    • Te rritet kontrolli mbi cilesine e arsimit qe ofrohet ne Universitetet Private te vendit.

Shendetesia

LZHK mbeshtet nje sistem shendetesor me natyre njerezore dhe demokratike si dhe siguron nje kujdes shendetesor me te mire e te garantuar per te gjithe qytetaret. Ne synojme :

  • Rritjen e kapaciteteve per te menaxhuar sherbimet dhe institucionet, qe do te thote menaxhim per shumellojshmeri sherbimesh dhe cilesi sherbimi, qe kerkon dhe rritje te aftesive profesionale te mjekeve duke i kualifikuar ata.
  • Permiresimin e financimit te sistemit shendetesor nepermjet reformimit te plote te sistemit te sigurimeve te kujdesit shendetesor.
  • Rritjen e buxhetit per shendetesine duke e bere ate gjate qeverisjes te krahasueshem me vendet e rajonit duke mos perfshire pjesen e privateve qe duhen formalizuar.
  • Sherbimet me te domosdoshme qe prekin shumicen e qytetareve dhe familjeve shqiptare do te trajtohen edhe me tej me sherbim falas. Askush nuk do te paguaje per keto sherbime baze.
  • Prioritete mbeten hartimi i nje pakete baze me listen e sherbimeve, te cilat do t'i ofrohen falas popullates, ndersa per sherbimet e tjera specifike, do te kete trajtim te harmonizuar midis kostos qe mbulon shteti dhe kontributeve ne sigurimet shendetesore qe paguajne gjate viteve individet, qe vlen si per sherbimet tek shteti ashtu dhe tek privati, por me te njejten kuote.

Mjedisi

Mjedisi ne Shqiperi paraqitet mjaft i degraduar rezultat i qendrimit te papergjegjshem te qeverisjeve te deritanishme e shfrytezimit pa kriter te burimeve natyrore, shkaterrimi i zonave pyjore, mosperdorimi racional i tokes, ndertimi pa nje plan te miratuar urban etj.
LZHK kerkon qe te merren keto masa ligjore dhe administrative te cilat jo vetem do te frenojne degradimin, por do te mundesojne rehabilitimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Politikat dhe Strategjia e Turizmit

Produkti qendror i turizmit duhet te jete i pergjithshem qe i inkurajon vizitoret ne "zbulimin" e Shqiperise, si prezantimin e aspekteve te shumta te historise, natyres, arkeologjise, kultures se menyres se te jetuarit, kulinarise dhe mikpritjes. Qe turizmi te kete shtrirje gjithe vjetore duhet te stimulohet zhvillimi i turizmit kulturor nepermjet rregullatoreve fiskale duke aplikuar TVSH konkuruese me rajonin.

LZHK eshte futur ne keto zgjedhje per te qene nje force aktive ne Kuvendin e Shqiperise, por edhe per t'u bere nje force reale e qendres te djathte.
Vota per LZHK eshte vote per garantimin e vlerave themelore te demokracise shqiptare, eshte vote per stabilitetin politik, eshte vote per interesat kombetare, eshte vote per reformat, vote per progresin, vote per zhvillimin ekonomik e social, vote per mireqenien individuale te cdo qytetari.